Aktualitet

U ekzekutua bashkë me djalin në Dukagjin, 57-vjeçari dikur pjesë e Policisë së Shkodrës

Mësohet se Gjokë ka qenë pjesëtar i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008.

29 Qershor 2023, 19:14 Nga I.A
U ekzekutua bashkë me djalin në Dukagjin, 57-vjeçari dikur
Gjokë Gurra

SHKODËR- Detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen e 57-veçarit Gjokë Gurra dhe djalit të tij ditën e sotme. Mësohet se Gjokë ka qenë pjesëtar i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008.

Pasi u largua nga policia, Gjokë së bashku me djalin e tij kanë punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre. Këtë punë ata e kanë bërë prej 15 vitesh.

Ndërkohë që as Gurra dhe as djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarje. Deri më tani dyshohet se një person e ka bërë vrasjen, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij. 

gjokë gurra eduart gurra vrasje e dyfishte ne shkoder

Sondazh

Poll