Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Policët e Durrësit qëllojnë të riun: Do të masakroj o klysh...!

E po ashtu nuk mungojnë as fyerjet dhe kërcënimet se do ta masakrojnë.

29 Qershor 2023, 17:09 Nga k.m.
PAMJE TË RËNDA! Policët e Durrësit qëllojnë
Pamje nga videoja

DURRËS- Një video e rëndë, ku policët dhunojnë një të ri, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ ALBANIA, dy efektivë të policisë së Durrësit kanë zënë përfundi një të ri dhe e qëllojnë duke i përplasur edhe kokën në tokë nga impakti i goditjeve. E po ashtu nuk mungojnë as fyerjet dhe kërcënimet se do ta masakrojnë. Ndërkohë që skena ndodh pranë tyre afrohet një tjetër qytetar që i kërkon që të qetësojnë gjakrat, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

PJESË NGA VIDEOJA:

Polici 1: Mos fol më se ti kam .... o këlysh ....
Qytetari: Po na terrorizoni o çuna!
Polici 1: Do të të masakroj, boll, boll, dorëzohu!
Qytetari: Ej po ça bëni mo?!
Polici 2: Të sakatova! Të mbyta!

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga ana e strukturave përgjegjësë të Policisë së Shtetit lidhur me 2 efektivët.

durres

Sondazh

Poll