Aktualitet

Drogë me vlerë 35 milionë euro, operacioni në 4 shtete shkatërron trafikun e një grupi italo-shqiptar

Në sajë të operacionit janë sekuestruar 50 kg kokainë, ndërsa koka e këtij grupi kriminal ishin dy vëllezër shqiptarë me banim në Porto Sant’Elpidio, rajoni Marche, bashkëpunëtorë të afër të tyre ishin po shqiptarë që banonin në  Montemarciano (Ancona) e që ishin ortakë me trafikantë italianë.

29 Qershor 2023, 16:51 Nga k.m.
Drogë me vlerë 35 milionë euro, operacioni në 4 shtete
Foto ilustruese

ANKONA- Operacioni 'Lojë e dyfishtë', i koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Ankonës e shtrirë në provincat italiane të Ancona, Fermo, Macerata, Pesaro-Urbino e Frosinone si dhe në Shqipëri, Spanjë e Belgjikë, ka vendosur në pranga 12 persona. Mes tyre italiane dhe shqiptarë. Sipas mediave të huaja, në sajë të operacionit janë sekuestruar 50 kg kokainë, ndërsa koka e këtij grupi kriminal ishin dy vëllezër shqiptarë me banim në Porto Sant’Elpidio, rajoni Marche, bashkëpunëtorë të afër të tyre ishin po shqiptarë që banonin në  Montemarciano (Ancona) e që ishin ortakë me trafikantë italianë.

Gjatë hetimeve janë arrestuar 8 korrierë droge dhe janë sekuestruar 5 automjetet të modifikuara.

Hetimet kanë dokumentuar një trafik droge me mbi 700 kg kokainë e hashash me një vlerë prej 35 milionë euro. Organizata kriminale ndërkombëtare që vepronte në zonën e Civitanova dhe Porto Sant'Elpidio kishte degë në Shqipëri, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe të mira materiale me blerë 1 milion euro duke përfshirë dy ora Rolex dhe një Cartier. Droga transportohej me makina të pajisura me 'xhepa falso', të cilat mund të aktivizoheshin nëpërmjet një butoni pranë komandimit të ajrit të kondicionuar. 

operacioni doppio gioco

Sondazh

Poll