Aktualitet

Kundërshtoi dhe goditi efektivët, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale A.K, të cilit i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

29 Qershor 2023, 16:47 Nga I.A
Kundërshtoi dhe goditi efektivët, arrestohet 30-vjeçari në
Policia

SARANDË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë. Mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale A.K, të cilit i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

policia e sarandes

Sondazh

Poll