Aktualitet

LIbrazhd/ Humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, plagoset shoferi dhe 5 pasagjerët

Nga ky aksident janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38-vjeç, B. S., 33-vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur të cilët ishin pasagjerë në këtë automjet

29 Qershor 2023, 14:15 Nga m.s
LIbrazhd/ Humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, plagoset shoferi
foto ilustruese

LIBRAZHD- Një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi", ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se nga ky aksident janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38-vjeç, B. S., 33-vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur të cilët ishin pasagjerë në këtë automjet. Personat e plagosur aktualisht ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi nga policia

Librazhd/Informacion paraprak Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Sondazh

Poll