Aktualitet

Avokatët e Ahmetajt rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestron e vilës në Palasë

Në kërkesën e bërë, avokatët e cilësojnë si të padrejtë sekuestrimin e një pronë që as nuk është në pronësi të ish-zv.kryeministrit, por nuk rezulton as e ish-bashkëshortes së tij, e cila pretendon se thjesht e ka pasur në përdorim.

29 Qershor 2023, 14:09 Nga k.m.
Avokatët e Ahmetajt rekurs në Gjykatën e Lartë për
Arben Ahmetaj

TIRANË- Avokatët e ish zv/kryeminstrit Arben Ahmetaj bashkë me ata të ish-bashkëshortes së tij, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ata kërkojnë heqjen e sekuestros së vilës në Palasë. Në kërkesën e bërë, avokatët e cilësojnë si të padrejtë sekuestrimin e një pronë që as nuk është në pronësi të ish-zv.kryeministrit, por nuk rezulton as e ish-bashkëshortes së tij, e cila pretendon se thjesht e ka pasur në përdorim.

Më herët, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e heqjes së sekuestros së vilës në Hamallaj që është në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt Erjola Hoxhaj. Po ashtu, gati një javë më parë, Ahmetaj u mor në pyetje për më shumë se 6 orë nga prokurorja Enkleda Millonaj dhe agjentë të BKH, por ende nuk dihet se për çfarë është hetuar në ambientet që ka qëndruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ç'ka ndodhur me Arben Ahmetajn?

Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al

arben ahmetaj ne spak arben ahmetaj

Sondazh

Poll