Aktualitet

Pjesë e grupit KRIMINAL/ Vetëdorëzohet shqiptari në Belgjikë, ishte dënuar me 6 vite burg, por s'dinte asgjë

Grupi, i drejtuar nga një Caku B., blente kokainë të papërpunuar dhe mijëra litra aceton dhe më pas e shiste të përpunuar. Në ambientet e marra me qira, garazhet dhe hangarët e shndërruar në laboratorë kishin ngritur infrastrukturën e tyre në Bierbeek, Zaventem, Jette dhe Ganshoren.

29 Qershor 2023, 13:36 Nga k.m.

Pjesë e grupit KRIMINAL/ Vetëdorëzohet shqiptari në

BELGJIKË- Gjykata penale e Leuven ka dënuar me 6 vite burg një shqiptar, anëtar i një bande që prodhonte dhe shiste kokainë. Pjesa tjetër e bandës tashmë ishte dënuar në vitin 2021, por në atë kohë shqiptari i identifikuar si Mario X. ishte në Shqipëri, pa e ditur se çfarë po ndodhte me të në Belgjikë. Në maj 2023, ai iu dorëzua Policisë.

Grupi, i drejtuar nga një Caku B., blente kokainë të papërpunuar dhe mijëra litra aceton dhe më pas e shiste të përpunuar. Në ambientet e marra me qira, garazhet dhe hangarët e shndërruar në laboratorë kishin ngritur infrastrukturën e tyre në Bierbeek, Zaventem, Jette dhe Ganshoren. Atje përzihej kokaina e pastër dhe në total u prodhuan rreth 2500 blloqe kokainë në pak më pak se pesë muaj, e llogaritur në vlerën prej 33.7 milionë euro.

X. tregoi gjatë marrjes në pyetje, pasi ishte dorëzuar në maj 2023, tregoi se ai ishte i fundit në zinxhirin e trafikimit. Sipas tij, ai ishte përgjegjës për mbledhjen dhe grumbullimin e acetonit, marrjen e porosive dhe logjistikën, pasi kujdesej për vendet e fjetjes dhe regjistrimet e makinave. Ai u pikas përmes bisedave të përgjuara.

Në përballjen e tij me drejtësinë, Gjykata konfirmoi dënimin me gjashtë vjet dhe e detyroi që të kthente 35 mijë euro që pretendohet se i kishte fituar nga shitja e drogës. Edhe pse ishte dorëzuar vullnetarisht, ai u burgos menjëherë. Kjo pasi nuk kishte garanci se do të vetëdorëzohej sërish./HLN

shqiptari ne belgjike belgjike

Sondazh

Poll