Aktualitet

Vrau ish- bashkëshorten dy vite më parë, burg përjetë Elton Metajt

Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj dy vite më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

29 Qershor 2023, 13:39 Nga m.s
Vrau ish- bashkëshorten dy vite më parë, burg përjetë
Elton Metaj dhe Sabrina Bengaj

FIER- Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj dy vite më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Si ndodhi ngjarja?

Elton Metaj, i mori jetën ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj në fshatin Zhupan të Fierit. Metaj shkoi i armatosur me një kallashnikov në familjen e ish-bashkëshortes, dhe pas një debati verbal ai qëlloi 23-vjeçaren e cila po konsumonte darkën. 

Arrestimi i tij u bë i mundur pak orë pas vrasjes në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Peshtan.

Në atë periudhë, familjarët e Sabrina Bengaj thanë se Metaj ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Çifti ishin prindër të një fëmije të mitur.

elton metaj sabrina bengaj

Sondazh

Poll