Aktualitet

Nuk pranoi të ndalonte muzikën e lartë dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet pronari i lokalit në Gjirokastër

Pronari nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale.

29 Qershor 2023, 13:30 Nga A.B
Nuk pranoi të ndalonte muzikën e lartë dhe kundërshtoi
Policia

GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar një 45-vjeçar pasi prishi qetësinë publike duke vënë muzikë të lartë. Policia u fut në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike. Pronari nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, ditën dhe natën, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë konstatuar se në lokalin në pronësi të shtetasit M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.

Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës. Shtetasi M. Sh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën

gjirokaster

Sondazh

Poll