Aktualitet

MEGA-operacioni në Elbasan me 45 të ndaluar! Zbulohen qytetet nga ku i siguronte grupi lëndën narkotike

Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal për shpërndarjen e drogës në lokale dhe nëpër qytete. Lënda narkotike që përdorej nga grupi kriminal sigurohej në Fier, Tiranë dhe në Pogradec.

29 Qershor 2023, 13:10 Nga A.B
MEGA-operacioni në Elbasan me 45 të ndaluar! Zbulohen qytetet nga ku i
Policia

ELBASAN- Një megaoperacion u zhvillua nga Policia duke zbatuar urdhër arrestet për 52 persona, mes të cilëve 45 janë ndaluar dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal për shpërndarjen e drogës në lokale dhe nëpër qytete. Lënda narkotike që përdorej nga grupi kriminal sigurohej në Fier, Tiranë dhe në Pogradec.

Në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale./Dosja.al

policia ne elbasan

Sondazh

Poll