Aktualitet

Sarandë, transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me kamion, në pranga Erxhi Sulo

Prangosja e tij është bërë në kuadër të kuadër të operacionit "Border10". 

29 Qershor 2023, 13:11 Nga k.m.
Sarandë, transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me kamion,
Pamje nga aksioni

SARANDË- Një 28-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Erxhi Sulo është vënë në prangat e Policisë së Shtetit në Sarandë, teksa transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me kamion. Prangosja e tij është bërë në kuadër të kuadër të operacionit "Border10". 

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 10”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 10”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

operacioni border 10 enxhi sulo

Sondazh

Poll