Aktualitet

Tritoli në Shkodër, garazhi në pronësi të biznesmenit, Uraj: Nuk kam dyshime

Shpërthimi ndodhi në lagjen ’10 Korriku’, në ‘Rrugën e Karahases’. 

29 Qershor 2023, 12:40 Nga A.B
Tritoli në Shkodër, garazhi në pronësi të biznesmenit,
Garazhdi

SHKODËR- Ky është vendi ku ndodhi ditën e sotme shpërthimi me tritol, ku shënjestër ishte garazhi i një banese në Shkodër. 

Shpërthimi ndodhi në lagjen ’10 Korriku’, në ‘Rrugën e Karahases’. Lënda narkotike është vendosur në garazhin në pronësi të biznesmenit Agim Uraj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi. 

Ky i fundit ka një kompleks dyqanesh në hyrje të Shkodrës, të cilat i ka dhënë me qira. Nga verifikimet e para, biznesmeni nuk ka precedent penal, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimi e autorit/ve. Në dëshminë e tij në polici biznesmeni ka deklaruar se nuk ka një emër, tek i cili dyshon që mund t’ia ketë vendosur lëndën shpërthyese./Dosja.al

tritol ne shkoder agim uraj

Sondazh

Poll