Aktualitet

“Jemi bërë më keq se Putin”, policia në Elbasan i shoqëroi djalin, e ëma: Sikur jemi në diktaturë (VIDEO)

Nëna e një prej të shoqëruarve ka thënë mes lotësh se forcat policore erdhën sikur do të merrnin kriminelë, dhe se nuk gjetën gjë pasi kontrolluan shtëpinë.

29 Qershor 2023, 12:17 Nga DOSJA
“Jemi bërë më keq se Putin”, policia në Elbasan
familjaret duke qare ne dyert e policise

ELBASAN- Sot policia njoftoi për një operacion antidrogë në Elbasan, ku dhe janë arrestuar 45 persona. Nëna e një prej të shoqëruarve ka thënë mes lotësh se forcat policore erdhën sikur do të merrnin kriminelë, dhe se nuk gjetën gjë pasi kontrolluan shtëpinë.

“Morën çunin, dyshonin për nipin për drogë. Gjë nuk gjetën. Ka që në orën 6 e djali rri brenda. Ishin 6-7 policë. Sikur jemi në diktaturë, sikur me pas kriminelë në shtëpi. Dyshojnë se nipi dikur ka bërë tregti droge. Në asnjë mënyrë. Jemi bërë më keq se Putin që po vret njerëzit tani”, u shpreh ajo.


45 persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim, në një operacion të gjerë antidrogë. Hetimet për këtë operacion zgjatën 3 muaj. 

Në përfundim të tij u identifikuan 52 persona, të akuzuar për "trafik të lëndëve narkotike", "prodhim e shitje në bashkëpunim me njëri-tjetrin".

Sondazh

Poll