Aktualitet

Operacioni ‘Rrjeti’ në Elbasan, arrestohet anëtari i grupit të Çapjave

Të arrestuarit janë kryesisht mbi moshën 20 vjeç deri në 65 vjeç.

29 Qershor 2023, 12:18 Nga A.B
Operacioni ‘Rrjeti’ në Elbasan, arrestohet anëtari i
Policia

ELBASAN- Ditën e sotme Policia arrestoi 45 persona dhe shpalli 7 të tjerë në kërkim pasi dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale. 

Në mesin e personave të arrestuar është edhe Hekuran Gjeli, një të ndaluar si pjesëtar të grupit të shkatërruar krminal për prodhim dhe trafik droge, një emër jo pak i njohur.

Operacioni ‘Rrjeti’ në Elbasan, arrestohet anëtari i

Ai rezulton të jetë pjesë e grupit të Çapjave, ndërsa më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht mbi moshën 20 vjeç deri në 65 vjeç.

Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit (Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Prrenjas) si dhe në Pogradec morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë, u kontrolluan me dhjetëra banesa e lokale. Gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash./Dosja.al

policia ne elbasan hekuran gjeli

Sondazh

Poll