Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanin në Elbasan, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn

Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, teksa u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

29 Qershor 2023, 12:02 Nga m.s
Vrasja e Pjerin Xhuvanin në Elbasan, Prokuroria kërkon 25 vite burg
Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën për ngjarjen e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të shkuara parlamentare të vitit 2021, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Raportohet se Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, Arbër Paplekajn.

SI NDODHI VRASJA?

Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, pasi dyshohet se u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). 

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje, pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë.

Gjithçka nisi rreth orës 14:00, ku disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie bllokuan një automjet, pasi nga “struktura për mbrojtjen e votës”, dyshohej se do të blinte vota në lagjen “5 maj” në Elbasan. Ngjarja degradoi në përdorimin e armëve, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani./Dosja.al

arber paplekaj arber xhuvani

Sondazh

Poll