Aktualitet

ME VIDEO- Pamjet nga mega-operacioni i Policisë në Elbasan

Dhjetra makina policie mësynë Elbasanin dhe Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd

29 Qershor 2023, 11:59 Nga A.B
ME VIDEO- Pamjet nga mega-operacioni i Policisë në Elbasan
Pamjet e aksionit

ELBASAN- Këto janë pamjet nga aksioni i Policisë që u zhvillua në kuadër të megaoperacionit, që vuri në pranga 42 persona. 

Policia nxorri 52 urdhra ndalimi, të cilat u ekzekutuan mëngjesin e sotëm.Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490  punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

policia ne elbasan

Sondazh

Poll