Aktualitet

"E enjte e zezë”/Tre aksidente në Korçë brenda pak orëve, plagosen tre drejtuesit

Tre aksidente kanë ndodhur sot në Korçë, brenda një harku të shkurtër kohor

29 Qershor 2023, 11:49 Nga DOSJA
"E enjte e zezë”/Tre aksidente në Korçë brenda
foto ilustruese

KORÇË- Tre aksidente kanë ndodhur sot në Korçë, brenda një harku të shkurtër kohor. Tre drejtuesit janë plagosur, ku njëri prej tyre është nisur drejt Tiranës, për një ndihmë më të specializuar mjekësore. 

Aksidenti i fundit ka ndodhur në rrugën e Kapshticës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është plagosur. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Bilishtit. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë është shënuar edhe një tjetër aksident, i treti mëngjesin e sotëm në Korçë. 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Symiz, me pasojë plagosjen e një këmbësori. Nga këto tre aksidente, kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e mjeteve.

 

Sondazh

Poll