Aktualitet

Operacioni masiv në Elbasan, mbi 40 të arrestuar transportohen me autobus drejt Tiranës (Pamjet)

Gjatë aksionit janë vënë në pranga 45 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 të tjerë. 

29 Qershor 2023, 11:20 Nga A.B
Operacioni masiv në Elbasan, mbi 40 të arrestuar transportohen me
Autobusi

ELBASAN- Duke qenë se numri i personave që u arrestuan në Elbasan i kalonte 40, Policia ka vendosur që transportimin e tyre drejt Tiranës ta bëjë me autobusa. 

Në video shihet autobusi i madh që pret të ndaluarit, ndërkohë që forcat e Policisë janë jashtë saj.

Gjatë aksionit janë vënë në pranga 45 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 të tjerë. 

Aksioni erdhi pas një hetim disa mujor që ka çuar në finalizimin e një operacioni policor kundër grupit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Elbasan. Pas hetimeve është zbuluar rrjeti i shpërndarësve të drogës./Dosja.al

policia ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2023, 10:01 A.B

Aksioni i FNSH në Elbasan, 50 të arrestuar

Policia ELBASAN- Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e Policisë dhe FNSH në qytetin e Elbasanit. Raportohet se 50 pers...