Aktualitet

'U trembëm'/ Familjarët e të arrestuarve në Elbasan: U bë terror, kujtojnë se po kapin Talo Çelën

Ata janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.

29 Qershor 2023, 11:04 Nga A.B
'U trembëm'/ Familjarët e të arrestuarve në
Familjaret

ELBASAN- Familjarët e disa prej të arrestuarve nga operacioni i policisë në Elbasan kërkojnë lirimin e tyre. Ata ndodhen para komisariatit dhe për mediat janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.

DEKLARATAT E FAMILJARËVE:

Mbrëmë është bërë një terror nga ana e policisë, kanë shkuar nëpër shtëpi, ku ka të moshuar, fëmijë. Ndoshta është e ligjshme, por nuk mund të shkosh në atë mënyrë, ti marrësh zbathur, kujtojnë se çfarë po kapin, Talo Çelën ta kapë drejtori i madh që rri në Tiranë.

Nuk na lënë që tju çojmë as ujë, as cigare, asgjë, kanë refuzuar deri tani që të futen brenda avokatët. Kemi të drejtën e plotë që të marrin vesh si janë. Këtu po dalin maune me drogë, të marrësh një 20 vjeçar dhe ta fusësh brenda, dhe të mos marrësh një informacion, ne nuk jemi në Kabul.

'Duhet të ketë një mënyrë komunikimi me familjarët, po këto janë votat që ne kemi dhënë. Mamin dhe babin e kam me tension 22, i kam të dy vëllezërit brenda. I di fort mirë shteti se kush merret me trafikimin, për bukën e gojës kushdo do ta bënte, se varfëria në këtë qytet e dimë të gjithë se si është”,

policia ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2023, 10:01 A.B

Aksioni i FNSH në Elbasan, 50 të arrestuar

Policia ELBASAN- Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e Policisë dhe FNSH në qytetin e Elbasanit. Raportohet se 50 pers...