Aktualitet

FNSH tek kampi i MEK në Manzë, në ‘sitë’ hyrje-daljet nga rezidenca muxhahedine (FOTO)

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ka dyshime të forta, se mos nxirren jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit. Për rrjedhojë, do të kontrollohen të gjitha lëvizjet e banorëve të kampit.

29 Qershor 2023, 11:01 Nga m.s
FNSH tek kampi i MEK në Manzë, në ‘sitë’
Kontrolle ne Manze

DURRËS- Policia e Shtetit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në kampin Ashraf 3 që ndodhte në Manzë. Antiterrori është pozicionuar në kampin Ashraf, dhe kjo lëvizje vjen pak ditë pas përplasjeve dhe incidenteve me muxhahedinët. 

Bëhet me dije se një patrullë policie do të jetë e stacionuar në hyrje të qendrës, ku do të kontrollohen çdo hyrje-dalje nga forcat e Antiterrorit. 

FNSH tek kampi i MEK në Manzë, në ‘sitë’

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ka dyshime të forta, se mos nxirren jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit. Për rrjedhojë, do të kontrollohen të gjitha lëvizjet e banorëve të kampit.

FNSH tek kampi i MEK në Manzë, në ‘sitë’

Kujtojmë këtu se në 20 qershor, ndërhyrja e policisë me urdhër të SPAK-ut dhe me vendim të GJKKO-së për të ushtruar kontroll brenda kampit në Manzë, u përball me rezistencën nga anëtarë e MEK-ut, të cilëve iu gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor. 

Nga rezistenca u plagosën 15 policë, disa pjesëtarë të kampit, ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thonë se vdekja e tij ka ardhur nga policia, ndërkohë policia vetë e mohon se ka ushtruar dhunë.

policia ne mek

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2023, 10:01 A.B

Aksioni i FNSH në Elbasan, 50 të arrestuar

Policia ELBASAN- Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e Policisë dhe FNSH në qytetin e Elbasanit. Raportohet se 50 pers...