Aktualitet

Shembet skela në Greqi, plagoset rëndë shqiptari, shtrohet në reanimacion

Një 38-vjeçar shqiptar, babai i dy fëmijëve është plagosur rëndë në Greqi, pasi teksa ka qenë duke punuar, i është shembur skela.

29 Qershor 2023, 10:33 Nga m.s
Shembet skela në Greqi, plagoset rëndë shqiptari, shtrohet
kantier ndertimi

GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar, babai i dy fëmijëve është plagosur rëndë në Greqi, pasi teksa ka qenë duke punuar, i është shembur skela. Teksa po kryente punime ndërtimi në zonën Koumbe të Rethimno-s, ka rënë nga skelat. Aksidenti ka ndodhur në Kretë, ndërsa shqiptari po trajtohet ne reanimacion.

Sipas Qendrës së Punës të Rethimno-s, burri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka pësuar lëndime të shumta dhe është derguar në spitalin e Chanias. Në një njoftim të Sindikatës së Ndërtuesve thuhet se nga fillimi vitit kanë vdekur 18 punëtorë.

Njoftimi i Sindikatës së Ndërtuesve dhe Tregtisë së Lidhur të Rethymnon:

“Një tjetër koleg ndërtues u plagos rëndë në një kantier pune në zonën e Koumbe në perëndim të qytetit të Rethimno-s. Kolegu me prejardhje shqiptare, tridhjetë e tetë vjeç, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në skelë kur ajo u shemb, duke bërë të rrëzohet përtokë dhe të plagoset rëndë. Ai u dërgua në Spitalin e Chanias ku po trajtohet në reanimacion.

Që nga fillimi i vitit, vetëm në sektorin e ndërtimit, mban zi për të paktën 18 të vdekur. Bëhet fjalë për kthimin e vendeve të punës të të gjithë vendit në një arenë të madhe vdekjeje. Jeta e punëtorit nuk ka vlerë për pushtetarët. Askush nuk shqetësohet të kontrollojë se në çfarë kushtesh punojnë mijëra ndërtues, në çfarë kushtesh, çfarë masash sigurie, çfarë përshtatshmërie janë makinat e tyre të punës", thekson njoftimi i sindikatave.

vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2023, 10:01 A.B

Aksioni i FNSH në Elbasan, 50 të arrestuar

Policia ELBASAN- Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e Policisë dhe FNSH në qytetin e Elbasanit. Raportohet se 50 pers...