Aktualitet

Aksidenti në aksin 'Zejmen-Tale', pasagjerët mbetën të bllokuar, ndërron jetë 72-vjeçari

Viktima është Ndue Lleshi, 79-vjeç, nga Mirdita. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Zejmen-Tale, në vendin e quajtur Ura e Prekanit.

29 Qershor 2023, 10:21 Nga m.s
Aksidenti në aksin 'Zejmen-Tale', pasagjerët mbetën
foto ilustruese

LEZHË- Ndue Lleshi, ka ndërruar jetë nga aksidenti që është shënuar në orët e para të ditës, në aksin rrugor Zejmen–Tale. Aksidenti tragjik ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”. Glejdis Ndoj 19-vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi Frederik Lleshi, 53-vjeç.

Viktima udhëtonte në një makinë që drejtohej nga djali i tij, Frederik Lleshi, 53-vjeç. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa makina tjetër drejtohej nga 19-vjeçari Glejdis Ndoj, banues në Kurbin. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 19-vjeçari dyshohet se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nuk ndaloi në kryqëzim, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në mesnatë, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll. Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2023, 10:01 A.B

Aksioni i FNSH në Elbasan, 50 të arrestuar

Policia ELBASAN- Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e Policisë dhe FNSH në qytetin e Elbasanit. Raportohet se 50 pers...