Aktualitet

'Bëri akt terrorist'/ Noizy nxjerr foton e personit që i dogji bizneset: U rrit nga familja ime! U bë besimtar ekstremist, beson se muzika është haram

Reperi shpreson që Eraldo ta ketë kuptuar gabimin, si dhe thekson se nuk ka asnjë urrejtje ndaj tij. 

29 Qershor 2023, 09:57 Nga A.B
'Bëri akt terrorist'/ Noizy nxjerr foton e personit që i
Eraldo Musteqja

TIRANË- Personi në foto është Eraldo Musteqja, autori i djegies për herë të dytë të lokalit 'Zins' në zonën e Currilave në Durrës. Fotoja e tij është postuar nga vetë reperi Noizy, i cili bën të ditur se Eraldo është rritur nga familja e tij. Po ashtu, Noizy thekson se Eraldo ndërroi fe, duke u bërë një besimtar ekstremist, që do të thotë se kishte besimin se lokalet nuk duhet të shesin alkol e se muzika është haram. 

Por, reperi shpreson që Eraldo ta ketë kuptuar gabimin, si dhe thekson se nuk ka asnjë urrejtje ndaj tij. 

POSTIMI I NOIZY-T

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

noizy eraldo musteqja

Sondazh

Poll