Aktualitet

As Cllevio e as 'rivalët' e tij! Djegia e lokalit 'Zins', autor dyshohet i afërmi i reperit Noizy

Kjo është e dyta herë që lokalit të reperit Noizy i vënë zjarrin. Edhe më 11 qershor lokali u shkrumbua krejtësisht nga flakët.

29 Qershor 2023, 08:26 Nga A.B
As Cllevio e as 'rivalët' e tij! Djegia e lokalit
Noizy

DURRËS- Kjo është hera e dytë brenda muajit Qershor që Rigels Rajkut, reperit të njohur Noizy, i djegin lokalin që ka në zonën e Currilave në Durrës.Zjarri i është vënë verandës së lokalit dhe vjen as 2 ditë që nga hapja pas punimeve që u kryen pas zjarrëvënies së parë. 

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit, pra një kushëri i tij. Kur të gjithë dyshuan për Cllevio Serbianon (me të cilin ka pasur herë pas here probleme), apo për ndonjë rival të tijin në muzikë apo biznes, dyshimet bien mbi të afërmin e tij, E.Mustaqja.

Kjo është e dyta herë që lokalit të reperit Noizy i vënë zjarrin. Edhe më 11 qershor lokali u shkrumbua krejtësisht nga flakët. Policia ka nisur hetimet./Dosja.al

digjet lokali i noizyt

Sondazh

Poll