Bota

Scholz: Rebelimi i 'Wagner' e ka dobësuar autoritetin e Putin

Scholz tha në intervistën e së mërkurës se nuk donte të bashkohej me spekulimet rreth asaj se sa kohë mund të qëndronte Putin në detyrë, duke thënë se qëllimi i perëndimit në mbështetjen e Ukrainës ishte ta ndihmonte atë të mbrohej, jo të sillte ndryshimin e regjimit. 

29 Qershor 2023, 08:03 Nga a.l
Scholz: Rebelimi i 'Wagner' e ka dobësuar autoritetin e Putin
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se rebelimi i dështuar i Wagnerit fundjavën e kaluar ka dobësuar autoritetin e Vladimir Putinit, pasi presidenti rus u përpoq të riparonte dëmtimin e pozitës së tij duke takuar stafin ushtarak në Kremlin dhe duke përshëndetur turmat në një shëtitje të rrallë publike, shkruan The Guardian.

 “Unë besoj se ai është dobësuar pasi kjo tregon se strukturat e pushtetit autokratik kanë pësuar krisje", tha ai pëtr ARD. 

Scholz tha në intervistën e së mërkurës se nuk donte të bashkohej me spekulimet rreth asaj se sa kohë mund të qëndronte Putin në detyrë, duke thënë se qëllimi i perëndimit në mbështetjen e Ukrainës ishte ta ndihmonte atë të mbrohej, jo të sillte ndryshimin e regjimit. 

olaf scholz

Sondazh

Poll