Bota

Sulmohet me armë konsullata amerikane në Arabinë Saudite, vritet roja, 'eliminohet' autori

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë, është goditur për vdekje agresori.

29 Qershor 2023, 07:50 Nga A.B
Sulmohet me armë konsullata amerikane në Arabinë Saudite, vritet
Konsullata amerikane

ARABI SAUDITE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë pranë Konsullatës së SHBA në Jeddah të Arabisë Saudite, ku një person hapi zjarr dhe për pasojë roja i këtij institucioni ndërroi jetë. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën vonë, raporton 'CNN'.

Sipas mediave, një individ i paidentifikuar ndaloi makinën pranë objektit diplomatik amerikan dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë “të merrnin iniciativën për t’u marrë me të siç kërkohet nga situata”, sipas SPA.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë, është goditur për vdekje agresori. Ndërkohë, plumbave nuk iu shpëtoi as një roje, nga Nepali, që humbi jetën në spital. Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

konsullata amerikane ne arabine saudite

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2023, 21:45 f.i

Malta lejon abortin, por me një KUSHT

foto ilustruese MALTË- Parlamenti i Maltës ka miratuar një ligj që legalizon abortin, i cili konsiderohet një hap i madh p&eu...