Bota

Mbajti anën e Wagner! E BUJSHME- Arrestohet gjenerali i lartë rus, 'mister' vendndodhja e tij

Surovikin, i cili njihet si "Gjenerali Armageddon", kishte zgjedhur anën e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin gjatë rebelimit dhe për këtë arsye ai "u kap". 

29 Qershor 2023, 07:41 Nga A.B
Mbajti anën e Wagner! E BUJSHME- Arrestohet gjenerali i lartë rus,
Gjenerali rus Sergei Surovikin

RUSI- Gjeneralkoloneli Sergei Surovikin, i cili është komandanti i dytë i ushtrisë ruse, është arrestuar, sipas një raporti të medias ruse, shkruan 'Skynews'.

Dy burime të afërta me ministrinë ruse të mbrojtjes i thanë 'The Moscow Times' për arrestimin, megjithëse ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

Një burim tha se Surovikin, i cili njihet si "Gjenerali Armageddon", se kishte zgjedhur anën e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin gjatë rebelimit dhe për këtë arsye ai "u kap". 

Të pyetur se ku ndodhet tani gjenerali, ata thanë: “Ne as që e komentojmë këtë informacion përmes kanaleve të brendshme”.

Blogerët ushtarakë rusë publikuan më parë thashetheme për arrestimin e Surovikin, i cili nuk është parë që nga dita e shtunë./Dosja.al

lufta ukraine-rusi sergei surovikin

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2023, 21:45 f.i

Malta lejon abortin, por me një KUSHT

foto ilustruese MALTË- Parlamenti i Maltës ka miratuar një ligj që legalizon abortin, i cili konsiderohet një hap i madh p&eu...