Bota

Malta lejon abortin, por me një KUSHT

Legjislacioni i miratuar lejon një mjek të ndërpresë shtatzëninë pa konsultim të mëtejshëm vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik të menjëhershëm.

28 Qershor 2023, 21:45 Nga f.i
Malta lejon abortin, por me një KUSHT
foto ilustruese

MALTË- Parlamenti i Maltës ka miratuar një ligj që legalizon abortin, i cili konsiderohet një hap i madh për një komb kryesisht katolik romak. Mediat e huaja raportojnë se qëndron një kusht sipas të cilit aborti do të lejohet vetëm nëse ka rrezik për shëndetin e gruas.

Sipas ndryshimeve, megjithatë, rreziku për shëndetin nuk mjafton. Një grua duhet të jetë në rrezik të vdekjes për të bërë një abort. Legjislacioni i miratuar lejon një mjek të ndërpresë shtatzëninë pa konsultim të mëtejshëm vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik të menjëhershëm.

Malta është i vetmi nga 27 vendet e BE-së deri më tani që e ka ndaluar abortin për çfarëdo arsye, me ligje që e bëjnë atë një krim të dënueshëm deri në tre vjet burg për të kryer procedurën ose deri në katër vjet për të ndihmuar një grua për të kryer një abort. 

aborti ne malte

Sondazh

Poll