Bota

Policia e Kosovës i ndaloi djalin, reagon Vuçiç: Eci mes Prishtinës, është më trim se Kurti!

Vuçiç ka deklaruar se makina e djalit të tij është ndalur tre herë ndërkohë që ai po shkonte në Graçanicë, në festën e Vidovdan.

28 Qershor 2023, 20:38 Nga f.i
Policia e Kosovës i ndaloi djalin, reagon Vuçiç: Eci mes
Aleksandër dhe Danilo Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas ndalimit që policia i bëri djalit të tij. Vuçiç ka deklaruar se makina e djalit të tij është ndalur tre herë ndërkohë që ai po shkonte në Graçanicë, në festën e Vidovdan.

“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi nuk është opsion” dhe shkoi në Graçanicë,"-tha Vuçiç.

Djali i presidentit serb, Danilo Vuçiç ditën e sotme mori pjesë në festivalin e 'Vidovdanit' në Graçanicë, Kosovë. duke provokuar me bluzen me mbishkrimin: dorëzimi nuk është opsion. Gjatë kthimit për në Serbi, djali i Vuçiç është ndaluar nga policia e Kosovës dhe i është kërkuar ta largojë bluzën e cila mbante mbishkrime nacionaliste.

aleksander vucic tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll