Bota

LUFTA/ Rusia dhe Kuba nisin bisedimet për të forcuar bashkëpunimin ushtarak

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu vuri në dukje se Rusia planifikon të zhvillojë me Kubën një sërë projektesh të përbashkëta në fushën ushtarako-teknike dhe propozoi përafrim të mëtejshëm.

28 Qershor 2023, 20:28 Nga f.i
LUFTA/ Rusia dhe Kuba nisin bisedimet për të forcuar
foto ilustruese

RUSI- Ministrat e mbrojtjes të Kubës dhe Rusisë diskutuan këtë javë gjatë takimit të tyre në Moskë zhvillimin e programeve të përbashkëta të “bashkëpunimit ushtarako-teknik”. Reuters shkruan se aleatët politikë prej kohësh, të cilët janë goditur me sanksione të SHBA-së kanë rritur ndjeshëm lidhjet ekonomike muajt e fundit, duke nxitur tregtinë dhe investimet për të anashkaluar sanksionet.

“Pa dyshim, Kuba ka qenë dhe mbetet aleati kryesor i Rusisë në rajon. Miqtë kubanë konfirmuan qëndrimin e tyre ndaj vendit tonë, madje demonstruan mirëkuptimin e tyre të plotë për arsyet e nisjes së operacionit ushtarak në Ukrainë”,- vuri në dukje kreu i departamentit ushtarak rus, Sergei Shoigu.

Shoigu vuri në dukje se Rusia planifikon të zhvillojë me Kubën një sërë projektesh të përbashkëta në fushën ushtarako-teknike dhe propozoi përafrim të mëtejshëm.

“Përbërja e delegacionit tuaj të madh dëshmon për gatishmërinë e Kubës për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në sferën ushtarake dhe ushtarako-teknike. Unë propozoj që të diskutohen në detaje të gjitha projektet ekzistuese dhe premtuese të bashkëpunimit në fushën ushtarake”,- shtoi ai.

Kujtojmë se disa delegacione të nivelit të lartë rus kanë bërë një vizitë zyrtare në Kubë këtë vit, ndërsa së fundmi kryeministri kuban Manuel Marrero zhvilloi një vizitë zyrtare në Rusi.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll