Bota

Gara për të miratuar pranimin e Suedisë në NATO, mbledhje katërpalëshe me Turqinë dhe Finlandën

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në tryezën e diskutimit do të ulen diplomatë të lartë nga Suedia dhe Turqia, ku pritet të jenë edhe këshilltarë nga Finlanda. 

28 Qershor 2023, 20:11 Nga I.A
Gara për të miratuar pranimin e Suedisë në NATO, mbledhje
Jens Stotlenberg

BRUKSEL- Një takim trepalësh për anëtarësimin e Suedisë në NATO do të zhvillohet të enjten, më 6 korrik, në selinë e NATO-s në Bruksel. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në tryezën e diskutimit do të ulen diplomatë të lartë nga Suedia dhe Turqia, ku pritet të jenë edhe këshilltarë nga Finlanda. 

"Ka ardhur koha për të mirëpritur Suedinë si një anëtare e NATO-s," tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Vihet re se anëtarët e NATO-s po lobojnë që Ankaraja të japë dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë deri në Samitin e Vilniusit, në Lituani, më 11-12 korrik.  Turqia, megjithatë, nuk e ka tërhequr ende veton dhe kundërshtimet e saj. Më herët këtë javë, Stoltenberg tha se në samit do të marrin pjesë ministrat e jashtëm, si dhe këshilltarët nga Turqia, Suedia dhe Finlanda.

Suedia dëshiron që pas pushtimit rus të bëhet një anëtare e re e NATO-s, por procesi i anëtarësimit është bllokuar nga Turqia dhe Hungaria. Zyrtarët perëndimorë, nga ana e tyre, këmbëngulin se Suedia përmbush kriteret për anëtarësim, pavarësisht se Ankaraja përsërit se duhet bërë më shumë për të goditur lëvizjet kurde që Turqia i cilëson si terroriste. Megjithatë, në fillim të këtij viti, Turqia hoqi kundërshtimet e saj për anëtarësimin e Finlandës në NATO në prill.

nato jens stotlenberg

Sondazh

Poll