Bota

Shpërthimi katastrofik i nëndetëses! Imazhet e para nga pjesët e mbetura të 'Titan' (VIDEO)

Ndër pjesët e gjetura janë pjesët e përparme gjysmërrethore të 'Titan' dhe një pjesë e anës që mban logon e OceanGate, kompania që ndërmori turne me guidë në mbytjen e Titanikut.

28 Qershor 2023, 17:40 Nga f.i
Shpërthimi katastrofik i nëndetëses! Imazhet e para nga
pamje nga ngjarja

KANADA- Në një port kanadez kanë mbërritur pjesët e para të nëndetëses Titan, e cila humbi me pesë pasagjerë teksa po zhytej drejt rrënojave të “Titanic”. Protothema shkruan se pjesët e mbetura nga shpërthimi i nëndetëses mbërritën të mërkurën në një port në Newfoundland, Kanada.

Ndër mbetjet e gjetura janë pjesët e përparme gjysmërrethore të 'Titan' dhe një pjesë e anës që mban logon e 'OceanGate', kompania që ndërmori turne me guidë në mbytjen e Titanikut.

Shpërthimi katastrofik i nëndetëses! Imazhet e para nga

Nëndetësja Titan humbi kontaktin 1 orë e 45 minuta në udhëtimin e saj drejt rrënojave të Titanik dhe disa pjesë të saj u gjetën ditë më vonë. Sipas kompanisë, nëndetësja kishte 96 orë oksigjen e cila përfundoi në datë 22 qershor. Të pesë personat në bord humbën jetën në shpërthimin katastrofik.

nendetesja titan titan

Sondazh

Poll