Bota

Presidenti polak: Do të bëjmë gjithçka për të bërë të mundur anëtarësimin e Ukrainës në NATO

28 Qershor 2023, 17:28 Nga f.i
Presidenti polak: Do të bëjmë gjithçka për të
Andrei Duda dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti polak Andrei Duda gjatë vizitës së tij sot në Kiev, ka deklaruar se Polonia dhe Lituania do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

"Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë të mundur. Ne po mundohemi që vendimet që do të merren gjatë samitit të NATO-s të lëvizin në perspektivën e integrimit. Ne jemi duke biseduar për këtë çështje me aleatët tanë,"- tha Andrei Duda gjatë një konference për shtyp së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky.

lufta ukraine-rusi andrei duda

Sondazh

Poll