Bota

Pas Gahler dhe Waitz, Eurodeputeti holandez kundër Lajçak: Kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës

Reuten në një diskutim në Bruksel kërkoi shpjegim pse kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës dhe pse nuk ka pasur kurrë një pikëpamje të ekuilibruar.

28 Qershor 2023, 17:00 Nga f.i
Pas Gahler dhe Waitz, Eurodeputeti holandez kundër Lajçak:
Thijs Reuten

BRUKSEL- Përveç eurodeputetit gjerman, Michael Gahler dhe atij austriak, Thomas Waitz kritika të ashpra në drejtim të ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi ka dhënë edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.

Reuten në një diskutim në Bruksel më tej kërkoi shpjegim pse kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës dhe pse nuk ka pasur kurrë një pikëpamje të ekuilibruar. Ai po ashtu kërkoi të dijë pse Bashkimi Evropian nuk bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve dhe pa kushte.

 

 

tensionet në veri të kosovës thijs reuten

Sondazh

Poll