Bota

Zelenskyy: Ukraina nuk do të pranojë kurrë një konflikt të ngrirë me Rusinë

Ndër të tjera Zelenskyy tha se Ukraina do paraqesë paqen për të gjithë popujt e botës.

28 Qershor 2023, 15:51 Nga f.i
Zelenskyy: Ukraina nuk do të pranojë kurrë një konflikt
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy gjatë një fjalimi në Rada me rastin e Ditës së Kushtetutës, deklaroi se Ukraina nuk do të pranojë kurrë një konflikt të ngrirë më Rusinë.

Ndër të tjera Zelenskyy tha se Ukraina do paraqesë paqen për të gjithë popujt e botës.

"Ukraina nuk do të pranojë kurrë një konflikt të ngrirë me Rusinë. Në të njëjtën kohë, vendi do të vë bast mbi aleancat dhe do të hapë dialog për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO. Ukraina nuk do të pranojë kurrë asnjë opsion për një konflikt të ngrirë. Asnjë. Përkundrazi, Ukraina do ta shtrijë formulën tonë të paqes për të gjithë popujt e tjerë të botës që po përpiqen për paqe të vërtetë," tha ai.

lufta rusi-ukraine volodymyr zelensky

Sondazh

Poll