Bota

Vrasja e 17-vjeçarit! Protesta të dhunshme në periferi të Parisit, autoritetet franceze thirrje për qetësi

Vrasja e 17 vjeçarit shkaktoi tensione midis banorëve të zemëruar që u vunë flakën barrikadave dhe policisë që gjuante protestuesit me gaz lotsjellës në rrugët e lagjes Nanterre në perëndim të Parisit.

28 Qershor 2023, 15:17 Nga f.i
Vrasja e 17-vjeçarit! Protesta të dhunshme në periferi të
protesta

FRANCË- Qeveria e Francës bëri thirrje për qetësi pas shtimit të pranisë së forcave të policisë rreth Parisit dhe qyteteve të tjera të mëdha për shkak të dhunës që shpërtheu pasi policia qëlloi për vdekje një shofer 17 vjeçar. Incidenti ndodhi gjatë një kontrolli policor të makinës në Paris të martën.

Vrasja e 17 vjeçarit shkaktoi tensione midis banorëve të zemëruar që u vunë flakën barrikadave dhe policisë që gjuante protestuesit me gaz lotsjellës në rrugët e lagjes Nanterre në perëndim të Parisit.

“Pas kësaj drame, pas vdekjes së një të riu, ka patur disa akte dhune që unë i dënoj. Tridhjetë e një persona janë arrestuar nga policia kryesisht në Hauts-de-Seine, në Ile-de-France, kryesisht rreth lagjes Nanterre. Njëzet e katër policë janë plagosur dhe rreth 40 makina janë djegur”, tha ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Oficeri i policisë, i cili qëlloi në drejtim të adoleshentit u arrestua nën akuzat për vrasje nga pakujdesia, sipas zyrës së prokurorit. Një pasagjer, që ishte në makinë gjatë incidentit, u ndalua për një kohë të shkurtër dhe më pas u lirua, ndërsa policia tha se është në kërkim të një pasagjeri tjetër që u largua nga vendi i ngjarjes.

Banorët e lagjes, ku ndodhi incidenti, zhvilluan një protestë para stacionit së policisë./VOA

protesta ne france

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2023, 14:42 k.m.

Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

Foto ilustruese Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid. Ky term nënkupton vdekjen e mi...