Bota

Selanik/ 26-vjeçarja hakmerret ndaj ish të dashurit, pagoi katër persona për ta shantazhuar dhe rrëmbyer

Kjo hakmarrje duket se ka ndodhur për shkak të zhgënjimit romantik, pasi ajo mbante një lidhje me 30-vjeçarin

28 Qershor 2023, 15:14 Nga m.s
Selanik/ 26-vjeçarja hakmerret ndaj ish të dashurit, pagoi
policia greke

GREQI- Një 26-vjeçare është vënë në pranga nga policia greke, pasi kishte paguar katër persona për të shantazhuar dhe rrëmbyer ish-partnerin e saj në Selanik. 

Kjo hakmarrje duket se ka ndodhur për shkak të zhgënjimit romantik, pasi ajo mbante një lidhje me 30-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2023, në qendër të Selanikut. 

Autorët kanë kërcënuar se do të rrihnin 30-vjeçarin, dhe do t'i dëmtonin biznesin e tij, ndërsa i kërkuan t'u jepte shumën prej 1000 euro. 

Dy ditë më vonë, autorët kanë përsëritur kërcënimet me telefon, dhe kanë kërkuar sërish pagesën e një shume parash.

Më pas, më 14 janar, në zonën e Nea Michanionës, autorët me dhunë dhe kanosje me armë kanë zbritur nga automjeti 30-vjeçarin dhe kanë tentuar ta fusin në automjetin e tyre. Por viktima ka arritur të arratiset dhe më tej është shtruar në spital, ku ka marrë trajtimin mjekësor.

Mediat greke raportojnë se e reja ka luajtur rolin e “trurit” të bandës, duke i dhënë urdhër katër autorëve për të dëmtuar viktimën.

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2023, 14:42 k.m.

Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

Foto ilustruese Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid. Ky term nënkupton vdekjen e mi...