Bota

Ishte duke luajtur kur e sulmoi gjarpri, 4-vjeçarja transportohet me urgjencë në Selanik

Vogëlushja po luante jashtë kishës së fshatit të saj, ku kishte shkuar me gjyshen.

28 Qershor 2023, 15:01 Nga m.s
Ishte duke luajtur kur e sulmoi gjarpri, 4-vjeçarja transportohet me
vajza ne spital

GREQI- Një vajzë 4-vjeçare është kafshuar në dorë nga një gjarpër. Ngjarja ka ndodhur dje në Volos, dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton "Protothema". 

Vogëlushja po luante jashtë kishës së fshatit të saj, ku kishte shkuar me gjyshen. Gjarpri ka kafshuar 4-vjeçaren dhe nga e marta pasdite deri në mëngjesin e së mërkurës gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Duke parë gjendjen e rënduar të vajzës, atë e kanë transferuar në një spital në Selanik.

Fillimisht ajo u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Velestinës dhe prej andej në Spitalin e Volos, ku mjekët i dhanë serum dhe më pas u shtrua në Klinikën e Pediatrisë. Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore vazhdoi të përkeqësohej, kështu që e dërguan në një spital në Larisa, por as atje nuk mund ta ndihmonin dhe për këtë arsye u pa e nevojshme transferimi i saj në njësinë speciale të një spitali në Selanik.

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2023, 14:42 k.m.

Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

Foto ilustruese Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid. Ky term nënkupton vdekjen e mi...