Bota

'Shmangin' Graçanicën? Disa serbë shkojnë në Gazimestan për të festuar "Vidovdanin", kontrollohen nga policia

Pavarësisht njoftimit nga Kisha Ortodokse Serbe, disa serbë kanë shkuar edhe në Gazimestan. Por aty janë kontrolluar nga policia.

28 Qershor 2023, 14:28 Nga m.s
'Shmangin' Graçanicën? Disa serbë shkojnë
disa serbë kanë shkuar në Gazimestan

SERBI- Sot serbët festojnë ditën e "Vidovdanit" e cila u organizua nga Kisha Ortodokse, e cila është mbajtur në Graçanicë. Mediat në Kosovë raportojnë se pavarësisht njoftimit nga Kisha Ortodokse Serbe, disa serbë kanë shkuar edhe në Gazimestan. Por aty janë kontrolluar nga policia. 

Një numër i serbëve ishin mbledhur edhe në Graçanicë. Aty ishte edhe djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që mbante të veshur një bluzë ku thuhej nuk ka dorëzim. Serbët janë dëgjuar duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”. Deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident.

Duke e krahasuar nga Gazimestani, në Graçanicë policia nuk i ka kontrolluar serbët. Në fjalimin e tij para serbëve, patriarku Porfirije tha se serbët duhet të jetojnë në paqe.

"Për ju vëllezër dhe motra që jetoni në Kosovë, ne kemi ardhur të lutemi me ju, t'i përulemi forcës dhe vendimit tuaj për të ruajtur vendet tona të shenjta. Kjo nuk do të ishte e mundur pa besim në shpirtrat tuaj. Me lutjen tuaj dhe qëndrueshmëria dhe ne të tjerët shërohemi nga brenda, lindim përsëri”, tha ai.

Patriarku uroi edhe myslimanët për Kurban Bajramin. "Sot është një ditë e gëzuar. Ne festojmë Princin e Shenjtë Lezar dhe Dëshmorët e Shenjtë të Kosovës, dhe sot vëllezërit myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Duke e lutur Zotin për të gjithë njerëzit e botës, Zoti i dhëntë të gjithëve gëzim dhe paqe”, tha ai.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës kishte vendosur që rruga në Graçanicë të bllokohet.

Sondazh

Poll