Bota

Dita e "Vidovdanit" në Graçanicë, qytetarët serbë: Kosova është zemra e Serbisë

Pjesëmarrës në pjesën e parë të festës ishte edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

28 Qershor 2023, 13:52 Nga A.B
Dita e "Vidovdanit" në Graçanicë, qytetarët
Festa

KOSOVË- Qytetarët serbë, të cilët sot kanë ardhur nga Beogradi për të marr pjesë në festën e Vidovdanit, pas përfundimit të pjesë së parë u panë rrugës duke brohoritur thirrje “Kosova është zemra e Serbisë”. Që nga mëngjesi, në Manastririn e Graçanicës, qytetarë serbë kanë nis festimin e Vidovdanit.

Pjesëmarrës në pjesën e parë të festës ishte edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Po çfarë është kjo festë?

Vidovdani është festë fetare serbe që festohet më 28 qershor (sipas kalendarit gregorian) ose më 15 qershor (sipas kalendarit julian) në përdorim nga ortodoksët serb për të nderuar Shën Vitusin. Kisha serbe e cilëson atë si një ditë përkujtimore për Shën Princ Lazarin dhe dëshmorët e shenjtë të Serbisë, të cilët gjatë luftës epike të Kosovës kundër Perandorisë Osmane, më 15 qershor 1389 (sipas kalendarit Julian).

Në këtë ditë para ngritjes së diellit, njerëzit vizitojnë burimet dhe pastrojnë fytyrat e tyre./Dosja.al

festa e vidovdanit kosove

Sondazh

Poll