Bota

Vuçiç reagon pasi djali i tij u pa në Graçanicë: Shumica e Serbisë mendon ashtu, dorëzimi s’është opsion

Në mediat serbe është raportuar edhe reagimi i Vuçiç lidhur me këtë çështje, duke u shprehur se shumica e Serbisë mendon si djali i tij.

28 Qershor 2023, 14:00 Nga k.m.
Vuçiç reagon pasi djali i tij u pa në Graçanicë:
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi djali i tij u pa në Graçanicë derisa kishte një bluzë të veshur në të cilën shkruante: Dorëzimi nuk është opsion. Në mediat serbe është raportuar edhe reagimi i Vuçiç lidhur me këtë çështje, duke u shprehur se shumica e Serbisë mendon si djali i tij.

“Më lejoni t’ua lehtësojë punën derisa ata janë atje, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht...më lejoni t’u them se kështu mendon secili prej nesh, se kështu mendon shumica e Serbisë, dorëzimi nuk është opsion për ne,” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, djali i Vuçiç u fotografua sot në Graçanicë, atje ku serbët po festojnë Vidovdanin. Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.

aleksander vucic festa e vidovdanit

Sondazh

Poll