Bota

Sulmi në Kramatorsk/ Shkon në 10 numri i viktimave, mes tyre motrat binjake, arrestohet 1 rus

Në një postim në Telegram, këshilli i qytetit u shprehu ngushëllimet prindërve të vajzave, duke thënë se një raketë ruse ndaloi rrahjet e zemrave të dy engjëjve. 

28 Qershor 2023, 13:41 Nga a.l
Sulmi në Kramatorsk/ Shkon në 10 numri i viktimave, mes tyre motrat
Motrat binjake

UKRAINË- Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga sulmi me raketa në qytetin ukrainas Kramatorsk mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave të huaja, mes viktimave janë identifikuar edhe motrat binjake 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko.

Në një postim në Telegram, këshilli i qytetit u shprehu ngushëllimet prindërve të vajzave, duke thënë se një raketë ruse ndaloi rrahjet e zemrave të dy engjëjve. 

Shërbimi ukrainas i Sigurisë thotë se ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka vëzhguar dhe ka dërguar një video të vendit tek Forcat e Armatosura Ruse përpara sulmit të martën. Ai dyshohet se është agjent i inteligjencës ruse.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll