Bota

'Dua të përfitoj nga përvoja e ushtarëve të Wagner'/ Shqetësim në Estoni për deklaratat e Lukashenkos

Ai thotë se vendi i tij vëren me shqetësim deklaratat e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, se dëshiron të përfitojë nga përvoja e ushtarëve të grupit Wanger.

28 Qershor 2023, 13:38 Nga k.m.
'Dua të përfitoj nga përvoja e ushtarëve të
Aleksandër Lukashenko

TALINI- Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsachkna, në një intervistë për gazetën franceze Les Échos, thekson kërkesën e vendit të tij për sanksione shtesë kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, duke përfshirë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës. Ai thotë se vendi i tij vëren me shqetësim deklaratat e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, se dëshiron të përfitojë nga përvoja e ushtarëve të grupit Wanger.

Lidhur me propozimin e Estonisë për të "përdorur me shpejtësi" asetet e ngrira ruse, ministri i Jashtëm estonez thotë se duhet gjetur një mënyrë ligjore për t'i përdorur ato, duke vënë në dukje se Estonia ka zhvilluar një kuadër ligjor që mund të shërbejë si shembull për partnerët evropianë.

"Ne duam t'i përdorim këto asete tani për të mbledhur para dhe për t'ia dhënë Ukrainës për të filluar rindërtimin, duke ditur që pronarët ruajnë të drejtën për të kërkuar pronën e tyre,"- thekson ai, duke shtuar: Kjo do të diskutohet në samitin evropian të krerëve. të shtetit këtë javë. Rusët duhet të paguajnë gjithashtu, jo vetëm taksapaguesit evropianë.

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll