Bota

66-vjeçari martohet me shoqen e ngushtë të vajzës e cila është 31 vite më e re

66-vjeçari është martuar me shoqen e ngushtë të vajzës, pasi më parë kishte mohuar se kishte rënë në dashuri, ndërsa gruaja e tij po luftonte me kancerin.

28 Qershor 2023, 13:19 Nga m.s
66-vjeçari martohet me shoqen e ngushtë të vajzës e cila
foto nga dasma

SHBA- Ish-prezantuesi i “Sky Sports”, Richard Keys, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Lucie Rose të shtunën. 66-vjeçari është martuar me shoqen e ngushtë të vajzës, pasi më parë kishte mohuar se kishte rënë në dashuri, ndërsa gruaja e tij po luftonte me kancerin.

Ish-prezantuesi i "Sky Sports", 66-vjeç, u martua me Lucie Rose, 35-vjeç, në një ceremoni prej 20,000 £ ku morën pjesë familjarët dhe miqtë. 

Në ceremoni nuk ndodheshin vajza e tij 38-vjeçare Jemma apo djali Joshua. Ai u nda me Julia Keys pas 36 vitesh martesë, raporton "Daily Mail". 

Duke folur për “The Sun” para ceremonisë, Keys tha: "Unë jam një njeri shumë me fat, edhe pse ndihem pak nervoz. Ne po nisemi për në Kanada për muajin tonë të mjaltit, i cili është pak më ndryshe. Pastaj do të rikthehem në punë për të dy ne në gusht, fillon sezoni futbollistik për mua". 

britani e madhe richard keys

Sondazh

Poll