Bota

Paqe për festën e Kurban Bajramit, Sudani shpall armëpushim

Njoftimi i armëpushimit vjen pasi rivali i Burhanit dhe kreu i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake sudaneze (RSF), gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur zakonisht si "Hemedti", shpalli një armëpushim "të njëanshëm" dy-ditor në betejën e tij kundër ushtrisë.

28 Qershor 2023, 13:13 Nga a.l
Paqe për festën e Kurban Bajramit, Sudani shpall armëpushim
Foto ilustruese

SUDAN- Shefi i ushtrisë sudane, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, ka shpallur armëpushim "të njëanshëm" në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit. Në një fjalim televiziv të martën, Burhan u bëri thirrje gjithashtu të rinjve që të mbrojnë vendin duke u bashkuar me forcat e armatosura, shkruajnë mediat e huaja. 

“Konspiracioni kërkon që të gjithë të jenë të zgjuar dhe të gatshëm për t'iu përgjigjur kërcënimeve ekzistenciale ndaj vendit tonë, ndaj dhe u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve dhe që mund të mbrojnë të mos hezitojnë të luajnë këtë rol, qoftë nga vendi ku jeton apo duke u bashkuar forcat e armatosura”, tha Burhan gjatë fjalimit.

Njoftimi i armëpushimit vjen pasi rivali i Burhanit dhe kreu i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake sudaneze (RSF), gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur zakonisht si "Hemedti", shpalli një armëpushim "të njëanshëm" dy-ditor në betejën e tij kundër ushtrisë.

lufta ne sudan

Sondazh

Poll