Bota

“Dritë jeshile” nga Policia/ Suedia jep leje për protestë ditën e Kurban Bajramit

Organizatori i tubimit të sotëm, 37-vjeçari Salwan Momika, i cili thotë se është një refugjat irakian që dëshiron që Kurani të ndalohet, tha se donte të "shprehte këndvështrimin e tij" edhe pse në ditë feste.

27 Qershor 2023, 18:56 Nga k.m.
“Dritë jeshile” nga Policia/ Suedia jep leje për
Foto ilustruese

STOKHOLM- Policia suedeze dha sot lejen për një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stokholmit, gjatë të cilit organizatori i tij do të djegë një kopje të Kuranit, në ditën e parë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.

“Policia ka dhënë leje për tubimin”, thuhet në vendim.

Tubimi do të zhvillohet në orën 13:30 përpara Xhamisë së Madhe të Stokholmit. Çështja është e ndjeshme në Suedi, ku një demonstratë në janar përpara ambasadës turke në Stokholm, gjatë së cilës u dogj një kopje e Kuranit, zemëroi Ankaranë, e cila ende bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Organizatori i tubimit të sotëm, 37-vjeçari Salwan Momika, i cili thotë se është një refugjat irakian që dëshiron që Kurani të ndalohet, tha se donte të "shprehte këndvështrimin e tij" edhe pse në ditë feste.

“Dua të gris Kuranin dhe ta djeg”, ka shkruar ai në kërkesën që ka bërë në polici.

Sipas policisë suedeze, përveç Momikës, në demonstratë pritet të marrë pjesë edhe një person tjetër. Policia e Stokholmit nuk kishte miratuar mbajtjen e dy demonstratave, më 6 dhe 9 shkurt, gjatë të cilave organizatorët e tyre do të digjnin Kuranin, pasi kishin vlerësuar se ekzistonte rrezik për rendin publik.

Protestuesit e kishin apeluar vendimin dhe u shfajësuan në fillim të prillit. Vendimi i shkallës së parë u la në fuqi nga gjykata e apelit, duke konsideruar se rreziqet e sigurisë të përmendura nga policia "nuk ishin të lidhura qartë" me demonstratat e mbajtura prej tyre.

Policia e Stokholmit u mbështet në këtë vendim për të lejuar tubimin e sotëm.

suedi

Sondazh

Poll