Bota

Selanik/ Fqinjët u alarmuan nga të qarat e foshnjes, pranga nënës 37-vjeçare

Pas kontrolleve, 37-vjeçarja është akuzuar se ka vënë në rrezik një të mitur, duke e lënë vetëm në shtëpi.

28 Qershor 2023, 12:34 Nga m.s
Selanik/ Fqinjët u alarmuan nga të qarat e foshnjes, pranga
foto ilustruese

GREQI- Një grua 37-vjeçare është arrestuar në Selanik, pasi kishte lënë foshnjen e saj 1 vjeç vetëm në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

Oficerët nga departamenti i policisë në Selanik, kanë vënë në pranga nënën, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të qarat e foshnjes. 

Pas kontrolleve, 37-vjeçarja është akuzuar se ka vënë në rrezik një të mitur, duke e lënë vetëm në shtëpi.

shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll