Bota

U arrestua për trafik droge në Itali, shqiptari fiton pafajësinë pas 15 vitesh burg

Në pranga u vunë edhe 3 bashkëatdhetarë të tij të përfshirë në të njejtën vepër penale.

28 Qershor 2023, 12:03 Nga a.l

U arrestua për trafik droge në Itali, shqiptari fiton

ITALI-  Një shqiptar i arrestuar në vitin 2008 për trafik droge në Itali është shpallur i pafajshëm pas 15 viteve. Siç raportojnë mediat italiane,  41-vjeçari shqiptar u arrestua në shtator të vitit 2008 nga Guardia di Finanza, pasi akuzohej për përfshirje në trafikun e drogës.

Në pranga u vunë edhe 3 bashkëatdhetarë të tij të përfshirë në të njejtën vepër penale. Sipas hetimeve nga prokuroria Italiane  41-vjeçari do të ishte porositësi i mbi 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër ishte në rolin e korrierit.

Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës. 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll