Bota

'Vidovdani' nuk mbahet në Gazimestanin e fjalimit të Milosheviçit, Vuçiç dërgon djalin në Graçanicë, PROVOKIMI: Dorëzimi s’është opsion

Ajo që tërhoqi vëmendjen është bluza që ai mban veshur, me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”. 

28 Qershor 2023, 11:42 Nga a.l
'Vidovdani' nuk mbahet në Gazimestanin e fjalimit të
Danilo Vuçiç

SERBI- Sot serbët festojnë ditën e "Vidovdanit" e cila u organizua nga Kisha Ortodokse, këtë vit në një tjetër vendodhje.  Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë,një qytet dhe komunë që gjendet në rrethin e Prishtinës në Kosovën qendrore. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliç. 

Me apo pa qëllim, festa vjetore e serbëve vjen në mesin e tensioneve mes dy vendeve dhe organizohet në territorin e Kosovës, si një provokim i hapur kjo nga pala serbe. Për të mos mjaftuar, në Graçanicë të Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dërguar djalin e tij Danilo Vuçiç, i cili mban veshur një bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”. 

'Vidovdani' nuk mbahet në Gazimestanin e fjalimit të
Danilo Vuçiç në Graçanicë

Pse festohet "Vidovdani"?

Serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit tradicionalisht festojnë Vidovdanin çdo 28 qershor në Gazimestan – rreth 10 kilometra larg Prishtinës.

Në dy vitet e fundit atje kishte edhe arrestime për nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare. Vidovdani është gjithashtu një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë, në vitin 1389.

Këtë vit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe njoftoi se më 28 qershor – për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë – përkujtimet për Vidovdanin do të mbahen në Manastirin e Graçanicës, dhe jo në Gazimestan.

Nga ky institucion thanë se nuk i besojnë Policisë së Kosovës dhe se do të kërkojnë që grumbullimi i serbëve të sigurohet nga misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”. Ai fjalim i Millosheviçit u pa nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi.

Në të njëjtën ditë në vitin 2001, Millosheviç u ekstradua në Tribunalin e Hagës, i cili e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006, para gjykimit përfundimtar. 

graçanice

Sondazh

Poll