Bota

'Prapaskenat' e rebelimit të Wagner/ Dyshimet se u ndihmua nga gjenerali i besuar i Putin, Sergey Surovik ishte në dijeni për planet e Prigozhin

New York Times raportoi se zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se kishte shenja se gjeneralë të tjerë rusë gjithashtu mund të kenë mbështetur Prigozhin.

28 Qershor 2023, 11:00 Nga a.l
'Prapaskenat' e rebelimit të Wagner/ Dyshimet se u ndihmua nga
Sergey Suroviki dhe Vladimir Putin

RUSI- Gjenerali Sergey Suroviki, zëvendëskomandanti i operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë ishte në dijeni për planet e shefit mercenar Yevgeny Prigozhin për rebelim kundër zyrtarëve të mbrojtjes së Moskës, raporton New York Times.

Gazeta citoi zyrtarë amerikanë të informuar mbi inteligjencën amerikane në lidhje me këtë çështje dhe raportoi se zyrtarët po përpiqeshin të mësonin nëse gjenerali Sergey Surovikin, ish-komandanti i lartë rus në Ukrainë, ndihmoi në planifikimin e veprimeve të zotit Prigozhin fundjavën e kaluar.

New York Times raportoi se zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se kishte shenja se gjeneralë të tjerë rusë gjithashtu mund të kenë mbështetur Prigozhin. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportin, shkruajnë mediat e huaja. 

Surovikin, i mbiquajtur "Gjenerali Armagedon" nga mediat ruse, ishte vënë në krye të operacioneve të Ukrainës në tetor. Por në janar ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu emëroi shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov për të mbikëqyrur fushatën, me Surovikin që qëndroi si zëvendës i tij.

sergey suroviki vladimir putin

Sondazh

Poll